Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

Era e fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Si pasojë e reshjeve dhe erës, disa pisha janë rrëzuar në rrugën për në Zvërnec, duke bllokuar trafikun për automjetet. Shërbimet e Zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zhvendosur pemët dhe për të rifilluar normalisht qarkullimin e automjeteve. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët në zonat e prekura. gijotina.com/