Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga problemet me zemrën

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga problemet me zemrën

Problemet me zemrën janë shndërruar në një pengesë më e madhe për shëndetin në Shqipëri, por edhe një kosto gjithnjë e në rritje për shoqërinë dhe ekonominë. Mbi gjysma e vdekjeve në vendin tonë vijnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Në vitin 2024, nga 21,102 vdekje që u regjistruan gjithsej, 11,694 ishin për shkak të sistemit të qarkullimit të gjakut, duke përbërë 53% të vdekjeve totale. Krahasuar me Europën, diferenca është e lartë, pasi grupi i sëmundjeve që lidhet me zemrën dhe qarkullimin e gjakut shkakton rreth 30% të vdekjeve. Teksa vendet e zhvilluara të Perëndimit, si Franca apo Danimarka, kanë arritur ta ulin këtë raport në rreth 21% përmes politikave rigoroze parandaluese, Shqipëria vazhdon të regjistrojë rritje në këtë fenomen, ku një në dy persona ndërron...