Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

Tensione të forta janë regjistruar në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozitarët kanë vendosur që të bllokojnë këtë seancë. Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë të PD kanë zënë vendet e ministrave, në një kohë kur kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është duke vijuar me rendin e ditës. Ai ka thërritur Endri Shabanin që të kryejë betimin e tij. Pavarësisht thirrjeve të opozitarëve “Turp, turp, dil përjashta”, Shabani është betuar si Avokati i Popullit, ndërsa largohej nga salla ka përshëndetur dhe opozitën me një puthje.