Ende me probleme aksi Librazhd-Qafë Thanë, shoferëve u kërkohet të kenë kujdes
Vijon të ketë probleme edhe sot qarkullimi në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pranë fshatit Dragostunjë. Qarkullimi bëhet vetëm një korsi e gjysmë, pasi një gur i madh ende nuk është zhvendosur. Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se në rrugën që mbeti e bllokuar për 8 orë ditën e djeshme, mund të shkëmbehen dy mjete të vogla, por jo ato të tonazhit të rëndë. Autoritetet kërkojnë që shoferët e automjeteve të lëvizin me kujdes. Ditën e djeshme, ekipet punuan me orë të tëra për të shembur totalisht faqen e malit në mënyrë që të mos kishte rrezikshmëri të tjera pas hapjes së qarkullimit të mjeteve. Teksa qëndruan 8 orë të bllokuar gra fëmijë e të moshuar, policia rekomandoi drejtuesit e mjeteve, që të përdorin aksin...
Burimi:
top-channel.tv