Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
EMRAT/ Përplasi për vdekje këmbësorin 46 vjeç, arrestohet shoferi i autobusit
Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pasi është përplasur nga një autobus. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” teksa këmbësori me iniciale Zaim Ismaili është përplasur nga autobusi. Ndërkohë policia ka vënë në pranga shoferin e autobusit, shtetasin, Ndriçim Hidri. “ U arrestua shtetasi N. H., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.