EMRAT/ Kthyen lavazhin në “dyqan droge”, arrestohen dy persona në Sarandë
Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, Renato Makri dhe Ilir Prenga për shitje të lëndëve narkotike. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e një lavazhi automjetesh, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe letër alumini. “Në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për...
Burimi:
sot.com.al