EMRAT- Kokainë nga Franca në Angli, dënohet banda shqiptare, gjykata: Milionat janë në Shqipëri
FOTO ILUSTRUESE FRANCË-Autoritetet franceze kanë dënuar një grup prej dhjetë personash të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine në rajonin Morbihan të Francës, pas një procesi gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën Penale të Vannes. Mediat e huaja raportojnë se dënimi më i rëndë, gjashtë vite burg, iu dha Redmir Balës, 47 vjeç, i arrestuar në shtator të vitit 2024 në Saint-Jean-Brévelay me 34 kilogramë kokainë në posedim. Hetimet treguan se ai përdorte profesionin e shoferit të kamionit për të transportuar lëndën narkotike drejt Anglisë. Euglent Kolaj, 27 vjeç, u shpall fajtor për organizimin e shitjeve të kokainës në qytetin Vannes dhe u dënua me pesë vite burg. Dënimet: Arjet Rumija me katër vite burg, Osman Rumija dhe Mujo Rumija me nga gjashtë vite burg. Mujo Rumija...
Burimi:
zeri.ai