Emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është Mentor Cuku

Emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është Mentor Cuku

Në përfundim të një procesi konkurrues dhe transparent për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtori i BKH-së ka emëruar Mentor Çuku në këtë detyrë. Ky emërim është realizuar në zbatim të pikës 3 të nenit 36 të Ligjit nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, sipas të cilit Zëvendësdrejtori emërohet nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, pas zhvillimit të një procesi të hapur dhe transparent përzgjedhjeje. Mandati i Zëvendësdrejtorit është 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Për këtë pozicion aplikuan 11 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për këtë funksion. Të gjithë kandidatët u karakterizuan nga...