Emërohet komandanti i ri i Forcave Ajrore, Begaj dekreton ndryshimet
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete të lidhura me Forcat Ajrore. Bajram Begaj dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore. Po ashtu kreu i shtetit dekretoi emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore.
Burimi:
opinion.al