Emërohet drejtori i ri i Doganave, Gent Gazheli bëhet zv.ministër i Mjedisit
Besmir Beja është emëruar drejtor i ri i Doganave. Beja ka qenë më herët sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, ku është emëruar që nga muaji gusht i vitit 2024. Ndërsa Gent Gazheli do të jetë zëvendës-ministër i Mjedisit. Gazheli e ka mbajtur postin e drejtorit të Doganave që nga 1 tetori i vitit 2020.
Burimi:
kohajone.com