Ekzekutohet në mes të rrugës 25-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)
Një ekzekutim në mes të rrugës, ndërsa vendi ishte ende në gjumë ka ndodhur sot në Itali. Nata e një 25-vjeçari përfundoi në gjak, pasi ai u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej i ulur në sediljen e pasagjerit të një automjeti në via della Repubblica, në Montecalvoli. Ngjarja ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm, 14 shkurt, kur banorët e zonës u zgjuan nga zhurma e të shtënave. Viktima është Kevin Muharremi, 25 vjeç, banues në Fucecchio, me origjinë shqiptare. Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, i riu po kthehej nga një mbrëmje e kaluar në një lokal në zonën e Valderës. Më herët dyshohet se kishte ndodhur një debat, i cili po verifikohet nga hetuesit dhe që mund të lidhet me atentatin....
Burimi:
gijotina.com