Ekzekutohet në makinë pas sherrit në lokal i riu shqiptar në Itali

Ekzekutohet në makinë pas sherrit në lokal i riu shqiptar në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Itali. Viktima është identifikuar si K.M, i cili u godit me plumba teksa ndodhej në automjetin e tij, në zonën e Montecalvolit, në provincën e Pizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të shtune. Sipas mediave italiane, ekzekutimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti që i riu kishte pasur më herët në një klub nate në zonën e Valderës. Në momentin e sulmit, M po udhëtonte me një mik. Ai ishte ulur në sediljen e pasagjerit kur, sipas hetimeve paraprake, një automjet tjetër është afruar pranë tyre dhe nga aty janë qëlluar disa të shtëna me armë zjarri. Pas sulmit, autorët janë larguar...