Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues

Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues

Në SPAK ndodhen ekspertë të huaj, kryesisht amerikanë që pas vendimit të 19 marsit do të zhbllokojnë pajisjet elektronike të cilat do të kontrollohen në kuadër të hetimeve për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, deklaroi gazetarja Klodiana Lala ne News24. “Në momentin që ne flasim për zonjën Balluku rëndojnë dyshime për paracaktim të procedurave tenderuese në 11 raste. Por nga zbërthimi i celularëve, dhe bëhet fjalë për një numër shumë të madh biznesmenësh, por dhe njerëzit më të besuar të Ballukut dhe bëhet fjalë për kqyrje të kohëve të fundit, pra për komunikime të dhjetorit 2025 dhe janar 2026, ku janë bërë dhe kontrolle cka do të thotë se Balluku ishte e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë biseda që mesa duket prokurorët janë duke insistuar...