Ekskluzive/ Top Channel zbulon ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, e paralajmëroi Edi Rama

Ekskluzive/ Top Channel zbulon ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, e paralajmëroi Edi Rama

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4 duke mos e dhënë një vendim për kërkesën e qeverisë nëse kërkesa e SPAK për pezullimin e Belinda Ballukut ishte ndërhyrje në punët e ekzekutivit, kryeministri Edi Rama të Hënën paralajmëroi se “grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, nga burime brenda mazhorancës socialiste, mësoi detajet se si do të avancohet me këtë ndërhyrje ligjore. Për momentin përjashtohet ngritja e një grupi pune me juristët e grupit parlamentar socialist. Ndryshimet ligjore e më konkretisht të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri Rama duket se ia ka besuar ministrit të drejtësisë Besford Lamallari. Të njëjtat burime kanë treguar ndryshimet e mundshme të këtij neni....