Ekskluzive/ Ata që e rekrutuan në Angli, 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg, portugezi u dënua dje me burg përjetë

Ekskluzive/ Ata që e rekrutuan në Angli, 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg, portugezi u dënua dje me burg përjetë

Nga i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, në i kërkuar për t’u vrarë për një çmim prej 500.000 euro nga ata që e punësuan si vrasës me pagesë. Ky çmim është vënë për eliminimin në burg të portugezit Ruben Saraiva, i cili u dënua me burg përjetë nga gjyqtari Lirim Bulica, të mërkurën në Gjykatën e Lezhës, për vrasjen në bashkëpunim të Ardian Nikulajt. Eliminimi i tij në burg kërkohet nga frika se mos Saraiva, në një moment, kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë shqiptare dhe tregon rekrutuesin dhe paguesin në Angli për të ardhur në Shqipëri si vrasës me pagesë. 31-vjeçari portugez, i rritur në Londër, mbërriti në gjykatë dje i shoqëruar nga një skuadër e armatosur me armë gjysmë automatike “Berreta” nga...