Rama-Micotakis dhe dosja shqiptaro-greke e mbetur pezull

Rama-Micotakis dhe dosja shqiptaro-greke e mbetur pezull

Nga Skënder Minxhozi/ Kur flitet për dosje shqiptaro-greke dikush me të drejtë mund të listojë pa hezituar disa “gropa thithëse” që mbajnë peng të shkuarën (por dhe të tashmen) e raporteve mes dy vendeve: ligji i luftës, pakica greke në Jug, çeshtja e pronave të çamëve, marrëveshja e dështuar e detit e disa aspekte të tjera më të vogla e të parëndësishme. I njëjti person mund të shtojë më pas se këto kriza të mbuluara me hirin e viteve nuk i kanë penguar megjithatë mardhëniet dypalëshe. Jemi aleatë në NATO, avionët grekë dhe ata italianë ruajnë hapësirën tonë ajrore në kuadër të Aleancës, bëjmë tregëti e shkojmë e vijmë për turizëm apo motive gjithfarësh, qindra mijë shqiptarë tashmë janë edhe shtetas grekë me prona dhe...