Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

Nga Skënder Minxhozi/   Shumë herë është nënvizuar këto vite sesi krerët e opozitës demokrate, sipas radhës, kohës dhe rrethanave, kanë kontribuar më shumë për dëmtuar partinë e tyre, sesa për të menduar dhe besuar tek rikthimi në pushtet. Është thënë e rithënë se ata kanë vulosur me sjelljet e tyre fatin jo vetëm të opozitës, por edhe të maxhorancës së radhës. Roli i Bashës e pas tij i Berishës, kanë qenë prej 13 vitesh hipoteka elektorale e politike e kryeministrit Edi Rama, i cili ka siguruar përmes kaosit, gafave, agresivitetit kaps dhe pafuqisë së opozitës për të bindur njerëzit – një pushtet të qetë, të madh dhe hijerëndë. Data 23 maj në Partinë Demokratike është vetëm shembulli i fundit i këtij harakiri të përsëritur...

TË FUNDIT

MË SHUMË