Nuk është vetëm paraburgimi, reforma ka fikur procesin e drejtë gjyqësor
Nga Skënder Minxhozi/ Siç pritej kolegjet e bashkuara e votuan unanimisht iniciativën e lavdërueshme të kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi për të unifikuar vendimet gjyqësore që lidhen me masat e paraburgimit. Një hap i vonuar por tejet i domosdoshëm, duke parë situatën skandaloze të mbingarkimit të burgjeve tona me persona të padënuar. Një hap gjithashtu i cili evokon nevojat urgjente të ndryshimit dhe korigjimit me të cilat përballet sot drejtësia në Shqipëri. Një vend ku reforma e një dekade më parë ka nxjerrë në pah tashmë të gjitha avantazhet dhe defektet e saj të mëdha e të vogla, ku vetingu rezulton se paska filtruar edhe persona të cilët nuk duhet kurrsesi të kishin marrë në dorë skeptrin e drejtësisë së re dhe...
Burimi:
javanews.al