Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

Nga Skënder Minxhozi/ Po të dëgjosh Sali Berishën sot Shqipëria ka vetëm një person që është i padëshëruari i madh i Perëndimit dhe ky nuk është ai vetë, por Edi Rama. Ai është i izoluari sipas Doktorit, ai është i anatemuari i Londrës, Parisit e Berlinit, ai po tregohet me gisht nga kancelaritë si e keqja e vendit. Paçka se kryeministri sapo është kthyer nga një takim me Presidentin e Këshillit Evropian në Bruksel. Paçka se po bën gati valixhet për në SHBA në ceremoninë e Bordit të Paqes në Shtëpinë e Bardhë. Ku natyrshëm koncepti i “izolimit ndërkombëtar” relativizohet dhe humbet peshë. Personi që paraqitet rregullisht tek dezhurni i SPAK për të vërtetuar prezencën, politikani që është nën proces penal për korrupsion nga drejtësia...