“Edi Rama, urdhëron…”/ PS dhe PD pa dakordësi për Territorialen, Berisha: Do të bëjmë gjithçka ta kundërshtojmë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Partinë Socialiste se ka prishur dakordësinë për Reformën Territoriale, duke vendosur ta miratojë në mënyrë të njëanshme, pa konsensus me opozitën. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se procesi është ndërprerë, pasi sipas tij nuk kanë përfunduar konsultimet e parashikuara. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar mazhorancën që ta çojë përpara reformën pa opozitën. Në përfundim, Berisha deklaroi se Partia Demokratike mbetet kundër variantit të propozuar nga mazhoranca dhe paralajmëroi se do të përdorë të gjitha mjetet për ta kundërshtuar reformën. “Pala socialiste ka ndryshuar qëndrimin dhe kërkon ta miratojë pa Partinë Demokratike. Ne konstatojmë se po ndërpritet procesi. S’kanë përfunduar konsultat e parashikuara e të miratuara sipas rregullave. Zoti Boçi ka bërë...
Burimi:
sot.com.al