Edi Rama i rri qeverisë si zhele e zgjyrosur gabi pas 13 vitesh pushtet të degraduar
Ilir Dako Pas 13 vitesh pushtet ka filluar të ndihet degradimi i Edi Ramës në raport me qeverisjen dhe realitetin. Këto ditë protestash, kryeministri shqiptar ka filluar të flasë me engjëjt dhe po manifeston qartazi degradimin e tij mental si një personazh që jeton në një tjetër univers. Vitet e gjata në pushtet kanë krijuar te kreu i qeverisë iluzionin e një mbinjeriu që mund të bëjë çfarë të dëshirojë me fatet e shqiptarëve, pasuritë dhe resorset kombëtare, duke i trajtuar si pronën e babës dhe jo si një pasuri që i është dhënë në administrim. Protestat e këtyre ditëve shpalosën shpirtin e revoltës, ku një brez i ri është ngritur në këmbë kundër despotizimit të një njeriu që është shndërruar në zog fluturues, i...
Burimi:
sot.com.al