Edhe Fasoneritë po braktisin Shqipërinë!
Edhe Fasoneritë po braktisin Shqipërinë! Nga një histori suksesi që punësonte mijëra gra në Shqipëri, fasoneritë po përballen sot me një realitet të ashpër: kontrata që zhduken, fabrika që mbyllen dhe biznese që largohen drejt vendeve më të lira. Mes rënies së euros, rritjes së kostove dhe mungesës së politikave të qarta, një sektor kyç i ekonomisë shqiptare po shkon drejt kolapsit. Ardhjet e para të kontratave nga jashtë për marka botërore në Shqipëri, rreth vitit 2017 e deri në 2022, ku pati edhe kulmin e lulëzimit, bënë që fasoneritë të nisnin të shiheshin si mundësi punësimi për dhjetëra mijëra zonja, kryesisht në zona rurale apo qytete ku të punësohesh nuk është aspak e lehtë! Fabrikat pranë Vorës, rrethinave të Kurbinit, Lezhës e më vonë...
Burimi:
sot.com.al