“E turpshme”/ Fyerja e Ballës ndaj Vokshit, Harxhi: Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një arenë burracakësh

“E turpshme”/ Fyerja e Ballës ndaj Vokshit, Harxhi: Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një arenë burracakësh

Teksa Taulant Balla ka qenë duke folur për të drejtën e vetos në foltoren e Kuvendit, deputetët e opozitës kanë ‘hedhur’ fjalët e tyre duke krijuar tensione midis kreut të grupit parlamentar të PS dhe demokratëve. “Por thamë t’ju pyesim juve njëherë. Por s’kishim kohë. Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim në telefon dhe t’ju pyesnim si mendoni.”- replikoi Balla nga foltorja. Një koment i rëndë ka përshkallëzuar seancën në Kuvend teksa ky i fundit ka ironizuar deputeten demokrate Albana Vokshi. “0900, se për ty kam këtë numrin për ty Albana.”- shtoi ai. Menjëherë, deputetët e opozitës janë revoltuar dhe janë ‘vërsulur’ drejt foltores. Kjo situatë çoi në ndërprerjen e seancës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë, Edith Harxhi, anëtare e kryesisë së...