E TRISHTË – Ndërron jetë në moshë të re ish- basketbollisti dhe trajneri Fatjon Taraboshi, e mundi sëmundja…

E TRISHTË – Ndërron jetë në moshë të re ish- basketbollisti dhe trajneri Fatjon Taraboshi, e mundi sëmundja…

Një lajm i trishtë ka prekur sportin shkodran, veçanërisht basketbollin kuqeblu. Ish-basketbollisti dhe trajneri Fatjon Taraboshi, është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare, por duke lënë pas një kontribut të vlerësueshëm në basketbollin shkodran.Për një periudhe relativisht të gjatë ai u përball me probleme serioze shëndetësore. Me shpresën e përmirësimit të gjendjen së tij, Taraboshi iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në Itali. Për ta mbështetur në këtë luftë të vështirë, miq, sportdashës dhe qytetarë shkodranë e përtej, u angazhuan në një fushatë solidariteti për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit.Gjatë karrierës së tij, Fatjon Taraboshi ishte një nga emrat e shquar të basketbollit shkodran, duke fituar titull kampion me ekipin e Vllaznisë. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai vijoi të kontribuonte për...