E rëndë në Vlorë, 4 persona dhunojnë drejtorin dhe inspektorin e IKMT. E pësojnë dhe policët, efektivi qëllon me armë

E rëndë në Vlorë, 4 persona dhunojnë drejtorin dhe inspektorin e IKMT. E pësojnë dhe policët, efektivi qëllon me armë

foto nga vendi i ngjarjes VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, një inspektor, si dhe efektivë të policisë, janë përfshirë në një incident. Shkak ka qenë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike. Forcat e IMT dhe Policisë Bashkiake janë dhunuar nga katër persona për të mos lejuar lirimin e hapëisrës publike, që ka qenë në shfrytëzimin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, ku pas konstatimit të një sherri, efektivët e qarkullimit rrugor ndërhynë për ta shuar atë. Gjatë ndërhyrjes, një nga efektivët është goditur me grushte nga disa persona, duke qenë i detyruar të nxjerrë armën e shërbimit...