E rëndë në Tiranë! 12-vjeçarin e zë poshtë porta e hekurit, transportohet në spital
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një 12-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi duke mbyllur portën e banesës e ka zënë poshtë. Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme 17 janar, ku 12-vjeçari ka tentuar të mbyllë derën e oborrit, por porta ka dalë nga shina dhe i ka rënë mbi vete. I mituri është transportuar në spital ku edhe ka marrë trajtim mjekësor. “Më datë 17.01.2026, është dërguar për mjekim nga familjarët shtetasi i mitur 12 vjeç, pasi në oborrin e banesës, në tentativë për të mbyllur portën e jashtme të oborrit, porta ka dalë nga shina dhe i ka rënë mbi vete. Aktualisht, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi:
zeri.ai