E rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësorin

E rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në hyrje të Shkodrës, ku ka humbur jetën një 78-vjeçar, pasi u përplas nga një makinë. Sipas të dhënave paraprake, i moshuari, shtetasi me iniciale H.B., është gjetur pa shenja jete nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Dyshohet se ai është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupet hetimore po punojnë për identifikimin e automjetit të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. “Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç....