E rëndë në Shkodër, humb jetën në ambientet e spitalit 16-vjeçarja

E rëndë në Shkodër, humb jetën në ambientet e spitalit 16-vjeçarja

spitali i shkodres, foto ilustruese SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku një 16-vjeçare ka humbur jetën në ambientet e spitalit. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiorespirator, megjithëse rasti është referuar për hetime të mëtejshme. “Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës”, deklaron policia. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së adoleshentes, ndërsa arrestet kardiake edhe në moshat e reja, janë kthyer në një situatë serioze në vendin tonë. /ZËRI