Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
E rëndë në Pogradec! 12-vjeçarja rezulton shtatzënë, u abuzua nga 70-vjeçari: Mos trego…
FOTO ILUSTRUESE POGRADEC-Një ngjarje tronditëse është raportuar në Pogradec, ku një 12-vjeçare pas një vizite në spital, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe. Shtatzënia e të miturës ka zbuluar abuzimin. Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e saj. Mësohet se i moshuari rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia e ka arrestuar. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë. Aktualisht po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.