E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, kur rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur shtetasi D. Muçenji, 31 vjeç, në fshatin Skutaraq, Njësia Administrative Petran. Të afërmit e viktimës e kanë gjetur atë të vetëvarur në shkallët e shtëpisë. Ndërkaq, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet e para hetimore. Mbeten mister arsyet e vetëvarjes së të riut. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv