E rëndë në një lokal në Itali/ Nuk i shërbyen më shumë pijë alkoolike, klienti shqiptar plagos me thikë pronarin dhe djalin e tij

E rëndë në një lokal në Itali/ Nuk i shërbyen më shumë pijë alkoolike, klienti shqiptar plagos me thikë pronarin dhe djalin e tij

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë pronarin e një lokali dhe djalin e tij gjatë një sherri të dhunshëm të ndodhur fundjavën e kaluar në Occhiobello. Ngjarja ka ndodhur në bar-pastiçerinë “San Lorenzo”, në Via Roma. Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari ndodhej nën efektin e alkoolit dhe kishte kërkuar të shërbehej me më shumë pije, por ishte refuzuar nga stafi i lokalit. Pas një debati verbal, pronari i lokalit, i cili punonte si barist, dhe djali i tij, kamerier, e nxorën klientin jashtë ambienteve të barit. Konflikti u përshkallëzua jashtë lokalit, ku 30-vjeçari nxori thikën dhe i goditi të dy. Më rëndë mbeti i plagosur pronari i lokalit, i cili u godit në gjoks teksa përpiqej...