E rëndë në Kukës, efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit

E rëndë në Kukës, efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit

Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të mërkure në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Sipas Policisë së Shtetit, viktima është shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren dhe punonjës i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri pistoletë. Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Njoftimi: Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila...