Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
E rëndë në burgun e Lezhës, gjendet pa shenja jete i dënuari
Foto ilustruese LEZHË- Një i dënuar në burgun e Lezhës ka humbur jetën gjatë natës. I dënuari u gjet pa shenja jete nga rojet e sigurisë së burgut. Sotir Shabani ishte i dënuar për veprën penale të dhunës në familje, ndërsa dyshohet se prej disa kohësh vuante nga një sëmundje kronike, e cila kërkonte mjekim të vazhdueshëm. NJOFTIMI I DREJTORISË SË BURGJEVE “Në IEVP Lezhë, gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi i rolit bazë është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte. Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë. I ndjeri Sotir Shabani, i datëlindjes 21.12.1975, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër, ishte akomoduar në...