E rëndë/ Motra gjen të pajetë në banesë trupin e vëllait, ja për çfarë dyshon policia
Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Bitinckë. Sipas të dhënave paraprake, viktima i përket komunitetit rom dhe jetonte vetëm në banesë. Ka qenë motra e viktimës që e ka gjetur të vetëvarur dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Dyshohet se 57-vjeçari vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore ndërsa trupi do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Burimi:
sot.com.al