E rëndë/ Infermieri i Mjekësisë Ligjore në Elbasan, goditet me mjet prerës për shkak të detyrës

E rëndë/ Infermieri i Mjekësisë Ligjore në Elbasan, goditet me mjet prerës për shkak të detyrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “5 Maji” në Elbasan, ku një infermier i Institutit të Mjekësisë Ligjore mbeti i plagosur me mjet prerës gjatë ushtrimit të detyrës. Autori i dyshuar, 30-vjeçari me iniciale E.B., u arrestua menjëherë nga forcat e rendit pas sulmit ndaj punonjësit të shëndetësisë me iniciale E.G. Fatmirësisht, viktima u dërgua me shpejtësi për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Aktualisht, policia po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vendosjen e autorit para përgjegjësisë ligjore. Njoftimi i policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, pasi në lagjen “5 Maj”, ka goditur me mjet prerës,...