E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

E trishtë! Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i “News24”, Enrik Mehmeti. Enrik Mehmeti ka humbur jetën në moshën 40-vjeçari, pas aksidetit me motorr. Gazetari Mehmeti ka raportuar ngjarjet nga qarku i Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.