E rëndë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Oxhakut. Sipas informacioneve paraprake, viktima është një taksist rreth 40 vjeç. Dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë është transportuar në morg për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet e plota të vdekjes. Autoritetet vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Burimi:
sot.com.al