“E prisja për t’i treguar këpucët e reja!”/ Rrëfimi prekës i bashkëshortes së Astrit Kalasë: Kolegët s’guxonin të tregonin, por një telefonatë…

“E prisja për t’i treguar këpucët e reja!”/ Rrëfimi prekës i bashkëshortes së Astrit Kalasë: Kolegët s’guxonin të tregonin, por një telefonatë…

valbona kalaj-astrit kalaja TIRANË- Valbona Kalaja, bashkëshortja e gjyqtarit të Apelit të vrarë në sallën e gjyqit, Astrit Kalaj, ngjarje e ndodhur më 6 tetor të 2025, ka bërë një rrëfim prekës në podkastin "Zë me Mirën" të gazetares Mira Kazhani. Detaje prekëse nga jeta e tyre, momentet para vrasjes së tij dhe dita e ngjarjes, momenti kur mori vesh lajmin tronditës, në atë të hënë që duhet të ishte një ditë si të tjerat kur Valbona e priste në shtëpi. Teksa rrëfen për njohjen e tyre që në moshë fare të re, në bankat e shkollës së mesme profesionale në Shkodër, Valbona është ndalur në ditën e 6 tetorit, që ndryshoi jetën e tyre përgjithmonë. Ajo thotë se kishte qenë për një vizitë mjekësore, ndërsa kujton e...