E plagosën në burgun grek, Dhimitër Meci tentoi të ekzekutonte mafiozin Lala

E plagosën në burgun grek, Dhimitër Meci tentoi të ekzekutonte mafiozin Lala

10 ditë pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, një tjetër shqiptar mbeti i plagosur sot në burgun e Malandrinos. Meci është qëlluar me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek N.E, i akuzuar për organizatë kriminale, i cili punonte në mensën e burgut. 46-vjeçari nga Gjirokastra del i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale. Së bashku me shqiptarë të tjerë, ai akuzohet si përgjegjës ndaj atentatit të ndodhur në 16 maj 2025, kur ndaj automjetit të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala, u qëllua rreth 50 herë me armë zjarri, por pa mundur ta vrasin e as ta plagosin. Personi që ka...