E plagosën me armën e shërbimit/ Efektivi transportohet te Trauma, mjekët: Nuk e ka kaluar ende rrezikun
Burimet nga Spitali i Traumës thane se efektivi që mbeti i plagosur në Berat, Arsen Toska, është koshient dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. 20-vjeçarit po i kryhen të gjitha ekzaminimet, ndërsa mjekët thonë se ai ende nuk konsiderohet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar autorin, i cili është konfliktuar me punonjësin e Policisë dhe gjatë konfliktit i ka marrë armën e shërbimi efektivin dhe e ka plagosur.
Burimi:
sot.com.al