E pazakontë/ Vajza e sëmurë vret nënën me thikë, familja fsheh krimin, mjekja vulos kartelën ‘vdekje natyrale’
Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e Lezhës për shpërdorim detyre. Kjo ka bërë që kolegët e saj, mjekë e infermiere të protestojnë këtë të hënë, duke dashur të sensibilizojnë organet e drejtësisë se ndaj kolegës së saj rëndon një akuzë e padrejtë. Ngjarja u zbulua pas një muaji Policia zbuloi një muaj me vonese se Dave Shpani 85-vjece nga fshati Fushë-Mamurrasi, bashkia Kurbin, është e vrarë me thikë nga e bija me probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka vdekur për shkaqe natyrore, sic kishte shkruar mjekja në skedën e vdekjes. Në njoftimin e datës 6 qershor, policia tha se 85-vjeçare ka vdekur më 30 prill dhe nuk është raportuar në komisariat. Në rrugë operative policia...
Burimi:
sot.com.al