E papritur/ Gjykata liron pronarin e “Orange” pas dhunës ndaj shefit të Krimeve
Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” në mungesë për pronarin e lokalit “Orange”, Spiro Iljadhi, dhe menaxherin Ermal Vata, në lidhje me ngjarjen ku u dhunua shefi i Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli. Dy të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur për të dy masën “Detyrim për t’u paraqitur”, duke i lënë të lirë gjatë vijimit të hetimeve. Ngjarja ka ndodhur më 16 gusht në ambientet e lokalit “Orange” në Sarandë, ku shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, ndërhyri për të ndaluar një konflikt fizik. Sipas Prokurorisë, edhe pse Bakalli u identifikua si punonjës policie, ai u godit nga personat e përfshirë në përplasje. Për të...
Burimi:
ntv.al