E Ngarkuara me Punë në Shqipëri përcjell në Tiranë mesazhin e Trump, Nancy VanHorn: Siguria ekonomike, është siguri kombëtare
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ishte këtë të enjte e pranishme në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit. Ndër të tjera, ajo u shpreh se siguria ekonomike është siguri kombëtare, duke cituar edhe deklarata e Presidentit të SHBA Donald Trump. “Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve”, tha ajo. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv