E Ngarkuara me Punë e SHBA “zbarkon” në SPAK, takim me Klodjan Brahon dhe kreun e BKH
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e SPAK, Klodjan Brahon dhe kreun e BKH-së, Joni Keta. VanHorn ka përgëzuar Brahon dhe Ketën për rolet e tyre drejtuese, ndërsa ka theksuar mbështetjen e SHBA-ve ndaj SPAK për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Postimi i plotë: E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen...
Burimi:
argjiroja.net