E mashtroi dhe më pas i mori makinën, procedohet penalisht 21-vjeçarja në Tiranë

E mashtroi dhe më pas i mori makinën, procedohet penalisht 21-vjeçarja në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, referuan materialet në Prokurori për shtetasen B. M., 21 vjeçe, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet shtetasit A. B., të cilin dyshohet se e ka dëmtuar dhe nuk ia ka kthyer. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen I. K., 34 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. P., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në subjektin në administrim nga shtetasi E. L. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr....