Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
E kallëzoi për “Sterilizimin”/ Beqaj “shpërthen” ndaj Avokatit të Popullit: Nuk më habit vota, por puthja
Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, nën akuzë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal, foli në gjykatë për denoncuesin e koncesionit të sterilizimit, sot avokat popullit. Me SPAK-un përballë Beqaj njoftoi Endri Shabanin se do të jetë i parë në listën e dëshmitarëve përderisa ka bërë deklarime publike dhe që e kallëzoi ndonëse ishte i informuar që hetimi ishte pushuar. Beqaj dha një mesazh për deputetët “ata që e zgjodhën e dinë vetë. Unë personalisht me të do përballem këtu në proces.. Ajo që më habiti shtoi ish ministri nuk ishte vota, ishte puthja para atyre deputetëve” deklaroi Beqaj, i cili u ndërpre nga gjykata mbasi u vlerësua se çfarë po thoshte i pandehuri nuk ka lidhje me procesin. Ilir Beqaj po gjykohet veç,...