“E goditi djalin me thikë në zemër”/ 16 vite burg për Marjo Përlleshajn, babai i Martinit:Pretendonim dënim më të rëndë
Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Mario Përlleshajn, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar Përlleshajn me 16 vite burg për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë. Babai i Martin Canit, në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës, është shprehur se nuk janë të kënaqur me dënimin e autorit, pasi pretendonin më shumë. “Kjo që na ka ndodhur ne mos t’i ndodhë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh. Dënimi është për 2 vepra penale. Një i ri mund të vrasë 50 persona sot me një bombë, dhe dënohet 12 vite burg....
Burimi:
sot.com.al