E diela sjell kthesën drastike të motit! Ja sa priten të ulen temperaturat dhe çfarë do ndodh me…
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë pasdite një parashikim për kushtet e motit gjatë fundjavës. Sipas të dhënave meteorologjike, e shtuna dhe e diela do të jenë pa reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit. Po ashtu, parashikohet një ulje temperaturash, veçanërisht në zonat malore, ku termometri do të shkojë nën zero gradë Celcius. Parashikimi Reshjet: Sot pasdite (e shtunë, datë 27) dhe nesër (e diel, datë 28) nuk priten reshje në të gjitha qarqet. Temperatura: Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 5 / 13 °C në vendet e ulëta: 1 / 12°C në vendet malore: -1 / 7 °C Era: Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare
Burimi:
sot.com.al