E diel e përgjakshme në rrugë/ Dy aksidente me këmbësorë brenda pak orësh në aksin Elbasan–Qafë Thanë

E diel e përgjakshme në rrugë/ Dy aksidente me këmbësorë brenda pak orësh në aksin Elbasan–Qafë Thanë

E diela përgjaku rrugët në Qarkun e Elbasanit  duke shënuar ku brenda pak orësh dy aksidente të rënda me pasojë vdekjen dhe plagosjen e këmbësorëve.  Në orët e pasdites në aksin rrugor Qafë Thanë–Elbasan një 31 vjeçar përplasi për vdekje një grua 64 vjeçe e cila kalonte rrugën si këmbësore. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit 31 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Me gjithë ndihmës së dhënë, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së fortë. Vetëm pak orë më pas një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pranë qytetit të Elbasanit. Një motor ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar plagë të rënda. Për shkak të gjendjes së rëndë i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit...