E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, i ka dërguar përmes një letre Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku u i ka parashtruar argumentat e saj për vendimin Gjyqësor nga Gjykata e Janinës. Gjoka pretendon se nuk ishte njoftuar kurrë, në asnjë lloj forme, se është dënuar nga një gjykatë greke. Kjo sipas saj ishte arsyeja që në formularin e dekriminalizimit nuk ka deklaruar se është dënuar me vendim gjykate në Greqi, për falsifikim vize. Ajo vijoi më tej duke thënë se nuk ka kryer asnjë shkelje të këtij lloji, teksa shtoi se në datë 24 dhjetor të vitit 2002 ajo ka tentuar të futet në Greqi nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, ku i është ndaluar hyrja në territorin grek, në mënyrë të pashpjegueshme. Një...
Burimi:
opinion.al